Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje këtë të premte Izraelit, që të ndalojë sulmet e tij në Gaza, për të cilat ai tha se përbënin gjenocid dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të përqëndrohet në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për një armëpushim në rajon. “Ankaraja po punon për t'i dhënë fund luftimeve midis forcave izraelite dhe palestineze përpara se të arrijnë "një pikë pa kthim. Zgjerimi i sulmeve në Gaza nuk do të sjellë asgjë tjetër veçse më shumë dhimbje, vdekje dhe lot”, tha Erdogan