SPAK ka dërguar në gjykatë dosjen për sekuestron e disa prej pasurive të Emiljano Shullazit. Pas kërkesës së OFL-s, Prokuroria e Posaçme ka çuar për sekuestro pronën e Shullazit tek ish-hotel Vollga në Durrës si dhe një makinë të tij. Shullazi nuk zotëron gjithë ish-hotelin por një pjesë të tij. Kështu, SPAK ka kërkuar sekuestro të 749.6 m2 truall dhe 1129.39 m2 ndërtesë nga ish-hotel Vollga. Po ashtu SPAK kërkon të sekuestrohet deri në justifikim e burimit të krijimit edhe një Mercedez Benz model AMG 65 në pronësi të Shullazit.