Top News – Emigrantët, lajm i mirë/ Greqia shtyn lejet e qëndrimit
18/12/2020 17:04

Ministria e Brendshme greke ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin në datën 31 korrik të 2020-ës dhe lejet që skadonin ose do të skadojnë nga 1 gushti-31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre. Lajmi bëhet publik prej burimeve të Top Channel në këtë ministri, të cilat sqarojnë se drafti ligjor u dërgua në parlamentin grek pasditen e së premtes dhe merr vlefshmëri që prej të hënës së ardhshme, më 21 dhjetor. Ky vendim u jep një frymëmarrje lehtësuese mijëra emigrantëve që jetojnë në vend, shumica e tyre shqiptarë, të cilët rrezikonin të mos rinovonin lejet e qëndrimit, pasi qendrat e decentralizuara të Ministrisë së Brendshme ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Covid 19. Burime qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe përsa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19. Më herët, burime qeveritare i thanë Top Channel se po punohet për përgatitjen e disa drafteve ligjore që lehtësojnë në jetën e përditshme emigrantët, si dhe për krijimin e database-ve të posaçme për punonjësit sezonalë që mbërrijnë në vend, kryesisht për t’u punësuar në sektorin e bujqësisë. Përsa i përket punonjësve sezonalë, burimet sqaruan se të interesuarit duhet të zbatojnë me rigorozitet afatet e tyre të qëndrimit në vend dhe nëse nuk do të kryejnë rinovimin e kontratës së punës me punëdhënësin që i ka kontraktuar, pranë rajoneve të policisë në zonat që punojnë për shtyrje të tremujori që mundëson ky program, duhet të largohen nga vendi brenda afateve. Në të kundërt rrezikojnë gjoba dhe penalitete të rënda, të cilat arrijnë deri në 1200 euro gjobë për këdo shkel afatin e qëndrimit në zonën Shengen. Po ashtu, edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në Greqi kanë hapur sportelet e tyre dhe u mundësojnë emigrantëve shërbim edhe me dy turne, me qëllim pajisjen sa më të shpejtë të tyre me pasaporta dhe karta identiteti.

Top Channel/ Fundjavë me diell! Temperaturat pranverore vijojnë edhe gjatë javës së parë të Majit
02/05 12:44
Top Channel/ Turisti eliminon gruan! Shkodër, bashkëshorti tenton t’i japë fund vetes
02/05 12:43
Top Channel/ Anti-korrupsioni, zemra e negociatave! Gonzato: SPAK ka një detyrë të rëndësishme
02/05 12:42
Top Channel/ Amerikani i merr jetën gruas! Krimi në Shkodër, detajet e ngjarjes së rëndë
02/05 12:41
Top Channel/ “Lirimi i pengjeve kalon në plan të dytë”! Netanjahu: Fitorja ndaj Hamasit, prioritet
02/05 12:31
Top Channel/ Himara “kryeqyteti” i turizmit! Fluks të vizitorëve nga Anglia, Kina, Katari apo India
02/05 12:17
Top News- Turisti amerikan vr*t gruan në Shkodër/ Përpiqet t’i japë fund jetës në gjendje të dehur
02/05 11:51
Top Channel/ Liria e shtypit, Shqipëria përmirësim i ndjeshëm: 19 vende më lart në indeksin global!
02/05 11:48
Top Channel/ Krimi në familjen amerikane, eliminon bashkëshorten dhe tenton t’i japë fund jetës
02/05 11:16
Top News – U ekstradua nga Gjermania/ GJKKO vendos ‘arrest shtëpie’ për 21-vjeçarin
02/05 11:13
Top News- Krim i rëndë në Shkodër, turisti godet me thikë bashkëshorten
02/05 10:37
Top Channel/ E rëndë! Turisti qëllon bashkëshorten në Shkodër
02/05 10:32
Top News- Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë/ Kapet me armë zjarri pa leje, i dënuar për vjedhje
02/05 10:29
Top News- Raporti për lirinë e medias/ Shqipëria përmirësohet, Kosova bie në renditje
02/05 10:22
Top News- Në kërkim për grup kriminal dhe rrëmbim/ Ekstradohen dy persona nga Italia dhe Gjermania
02/05 09:49
Top News – Rinasi kryeson Ballkanin/ Lë pas rivalët rajonalë, rritje pasagjerësh me 9 për qind
02/05 09:25
Top News- Himara çel sezonin turistik, Rama: Mikpritëse dhe e gatshme si asnjëherë
02/05 09:23
Top Channel/ Kush i hakeroi dosjet e SPAK?! Merret në pyetje ish-drejtori i burgjeve
01/05 19:45
Top Channel/ 100 ditët e para të Trump në krye të SHBA-së, Kamala Harris akuza të forta Presidentit
01/05 17:08
Top Channel/ Rusia nuk ndalet, kryen sërish sulme me dronë në Ukrainë! Shkatërrohen ndërtesat
01/05 17:07
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta