Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi komandimin e Engjëllushe Tahirit, Lorena Çabejt, Iva Zemanit dhe Enisa Shahinit, si ndihmës magjistrate në Gjykatën e Lartë. Vendimi vjen në përputhje me qëllimet dhe objektivat strategjikë për funksionalizimin sa më shpejtë të Gjykatës së Lartë, evadimin e çështjeve gjyqësore të akumuluara, krijimin e një trupe mbështetëse profesioniste.