Ecuria e pandemisë së Covid 19 kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe masa që kalojnë përtej politikave financiare të Shqipërisë. Ndaj, për këtë qëllim, Kuvendi në seancën plenare të datës 3 dhjetor votoi ligjin me numër 144 që bën fjalë për një marrëveshje huaje mes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare Për rindërtim dhe zhvillim, e gjithë kjo në kuadër të reagimit për emergjencën e koronavirusit.