54-vjeçari Agron Manaj me profesion elektriçist ka humbur jetën mbrëmjen e sotme. Ai ishte duke punuar për riparimin e linjës së energjisë elektrike të fshatit Çërrilë, kur ra në kontakt me rrymën elektrike. Së bashku me një tjetër elektriçist u transportuan me urgjencë në spital. Ngjarja në fjalë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në bashkinë Memaliaj. Në orët e mbrëmjes bëhet me dije se 54-vjeçari Manaj ka ndërruar jetë. Ai nuk ka mundur t’I mbijetojë dot plagëve të marra, pavarësish trajtimit mjekësor. Që prej mesditës ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.