Një ekzekutim me breshëri plumbash është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Gjoçaj në Peqin, ku viktimë ka ngelur një 35 vjeçar. Nga infromacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në fshatin Gjoçaj, Peqin, në rrethana ende të paqarta. Viktimë e këtij atentati ka ngelur Albi Bashaliu, 35 vjeç, banues në fshatin ku ndodhi atentati.