Qyteti i Laçit është tronditur nga një atentat mëngjesin e kësaj të premteje. Viktima e tij ka mbetur 55-vjeçari Rakip Roli, I njohur ndryshe dhe me emrin Pilot Roli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Sanxhaku, ku viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij. Dyshohet se disa persona kanë shtënë me breshëri drej 55-vjeçarit duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme.