Petrit Sulejmani, pjesë e grupit të Avdylajve të Shijakut, si dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Astrit Avdylajt, i ashtuquajtur “Niçja i Shijakut” është ekstraduar këtë të hënë nga stukturat homologe të Interpol, nga Gjermania drejt Shqipërisë. Suljemani ishte shpallur prej vitesh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.