Policia shqiptare ka ekstraduar nga Britania e Madhe një shtetas të dënuar me 2 vite burgim për vrasje të dyfishtë në Elbasan. Bëhet fjalë për Artan Muçën, 52 vjeç, lindur në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, në vitin 2001, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.