Top News – Ekstradohen dy të dënuar/ Ishin në kërkim ndërkombëtar
04/10/2020 13:54

Interpol Tirana pas bashkëpunimit me partnerët homologe kanë realizuar ekstradimin e dy shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale. Nga Greqia u ekstradua 43 vjecarja Aurela Doksani nga Fieri. Ajo ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Gjykata fillimisht ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vendin të cilin ajo e kishste thyer pasi kur është nxjerrrë vendimin qe denimin e mbetur ta kryente ne burg, 43 vjecarja Aurela Doksani nuk eshte gjetur ne banese dhe eshte shpallur në kërkim. Nga shkëmbimi i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, ajo është arrestuar në prill të këtij viti nga autoritetet policore në Greqi, me qellim ekstradimin drejt vendin tone. Po nga Interpol Tirana u krye transferimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Paulin Nikaj, 40 vjeç, lindur në Gurëz, Krujë. Shtetasi Paulin Nikaj, me vendimin penal të formës së prerë të vitit 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit në BolonjaItali, është dënuar me 30 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje”, “Mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Top News – Miku i Durim Bamit kapet i armatosur. Tiranë, arrestohet me pistoletë me mulli 42-vjeçari
10/11 17:40
Top News- GJKKO i rrëzon 22 kërkesa , Beqaj: Gjykata nuk pyet për të drejtat e të akuzuarve
10/11 17:23
Top News – SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën. Kryetari i PD thirret për kallëzimin ndaj gjyqtares
10/11 16:46
Top News- Noizy dëshmon në GjKKO për tritolin: E di kush e bëri, dinamiti shpërtheu natën e sherrit
10/11 16:44
Top Channel/Sterilizimi, Beqaj flet pas seancës në GJKKO: Gjykata vendosi shtyrjen e…
10/11 15:39
Top Channel/ Shtëpia 300-vjeçare e familjes Kraja në Shkodër rrezikon shembjen, kërkohet restaurim
10/11 15:34
Top News – Ulet nafta dhe benzina. Bordi cakton çmimet tavan, rënia me 2 lekë për litër
10/11 15:30
Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11 15:26
Top Channel/ “Dhjetë vite pa një godinë” kryetari i KLSH në komision për Buxhetin 2027
10/11 15:21
Top News – Paraburgimi, Strasburgu i jep të drejtë Belerit. Drejtësia shqiptare nuk argumentoi…
10/11 15:19
Top News – A dalin fondet për Onkologjikun! / PD debate me ministren e Shëndetësise për buxhetin
10/11 15:19
Top Channel/ Durrës, familjarët kundërshtojnë amnistinë për Radaçin. Mbrojtja: Gjykim të shkurtuar
10/11 15:17
Top Channel/ U kapën 132 mijë fidanë kanabisi. Monitorohet nga ajri 67% e territorit, 165 arrestime
10/11 15:16
Top Channel/ AMA shpjegon gjobat ndaj mediave. Krasniqi: 11 televizione, thirrje për dhunë
10/11 15:09
Top Channel/ Shqipëria me më pak lindje. Në 7 qarqe vdekjet tejkalojnë lindjet, Korça bilanc negativ
10/11 15:08
Top Channel/ QSUT, 16.3 mld lekë buxhet. Nga 1 janari autonomia financiare, investime në onkologji
10/11 15:06
Top Channel/ Buxheti 2027, SPAK parashikon 40 hetues të BKH-së, 50 oficerë dhe 4 hetues financiarë
10/11 15:05
Top Channel/ “Bonus të emergjencave civile”, Llatja flet për ndihmën e familjeve në Elbasan
10/11 14:58
Top Channel/ “Jam futur mes rrënojave dhe nuk e shpëtova dot” banorja në Elbasan tregon mes lotëve
10/11 14:36
Top News – SPAK ‘bëhet për psikolog’. ‘Përballemi me kërcënime dhe ngarkesë të madhe pune’
10/11 14:34