Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një 42-vjeçari, që u kap në flagrancë duke qarkulluar i armatosur në zonën pranë liqenit të Çekrezës. Në pranga ra Zabit Bami, i afërm i shtetasit Durim Bami, i dënuar me 10 vite burg në kuadër të dosjes Revanshi. Policia thotë se në kuadër të operacionit ‘Kontigjenti’ ndaloi dhe arrestoi 42 vjeçarin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me mulli dhe e mbushur me municion luftarak. Veç armës, Bamit iu sekuestrua edhe një sasi droge e llojit kokainë. Policia thotë se Zabit Bami rezulton person me precedentë penalë në të shkuarën, pasi është dënuar po për armëmbajtje pa leje.