Emri i shqiptarit, Selami Çokaj ka pushtuar median britanike këtë të diel, duke filluar që nga e përditshmja Daily mail, The Sun si dhe Mail Online. ‘Fitore’ e kanë konsideruar gazetarët britanikë, deportimin e Çokajt drejt Shqipërisë, si një nga më të kërkuarit e listës së Interpolit. Selami Çokaj strehohej në Britani pasi u arratis nga burgu shqiptar, ku ishte burgosur për vrasje me thikë në vitin 1994. Ai u dërgua përsëri në atdheun e tij në vitin 2009, por në vitin 2015 u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar ku krijoi disa biznese.