Top News – Editorial nga Raimond Cimbi/ Berishët humbën “gjyqin” me popullin e tyre
03/06/2021 10:52

Pas 30 vjetësh në politikë, nga të cilat gjysmën e tyre në pushtet, Sali Berisha duke folur në emër të tij dhe të familjarëve, deklaroi se do t`i drejtohet një gjykate të huaj, i mbrojtur nga një avokat i huaj, për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes karshi shqiptarëve. E thënë kështu, tingëllon sureale! Së pari, dinjitetin karshi popullit tënd nuk mund të ta kthejë një vendim gjykate…për më tepër e huaj. Së dyti, dinjiteti nuk mund të mbrohet nga një avokat…I huaj edhe ky, sado i famshëm dhe i shtrenjtë qoftë. Së treti, dinjiteti fitohet me kohë, madje me shumë kohë. Ai jepet nga verdikti i popullit të cilit i takon. Berishët janë shpallur “non grata”, e thënë shqip “të padëshirueshëm” nga Amerika, pasi janë etiketuar si një familje e cila ka përfituar nga “korrupsion i rëndësishëm” dhe “abuzimi me fondet publike”, e thënë troç, si një familje që ka vjedhur popullin e vet. Ata janë shpallur gjithashtu “të padëshirueshëm” për Amerikën pasi kanë cënuar normat dhe themelet e demokracisë. Pra për amerikanët, një familje e tillë është potencialisht e rrezikshme dhe ata nuk e pranojnë atë. Po për shqiptarët? Përpara amerikanëve në kohë, Berishët janë shpallur “non grata” ose “të padëshirueshëm” nga vetë shqiptarët. Madje pyetja që qarkulloi rëndom këto ditë në opinionin publik është “përse kaq vonë”, “pse u kujtuan tani”? Nëqoftëse për amerikanët rasti i familjes Berisha është një rast flagrant parimor, për shqiptarët është rasti i vjedhjes së përditshme, të përmuajshme dhe të përvitshme gjatë pushtetit të tyre. Është rasti kur shteti ulet në gjunjë dhe vihet në shërbim të një familje, duke na kujtuar rastet e ngjashme të regjimeve të Vendeve Arabe dhe të Lindjes, të cilat u përfshinë në “Pranverën Arabe”, nga e cila familjet simotra morrën arratinë. Në raste të ngjashme edhe zgjidhjet janë të ngjashme. Shqipëria është vend i vogël. Fjalët qarkullojnë shpejt. Të vërtetat nuk kanë nevojë për proçese gjyqësore dhe vendime gjykatash. Ato dihen nga të gjithë! Ato shihen nga të gjithë!

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16