Operacioni antidrogë që u finalizua këtë të premte nga Policia nxori në pah një problematikë që për fat të keq nuk është e re. Bëhet fjalë për tradhëtarët në radhët e Policisë, që nuk kanë qenë pak në kohë e vende të ndryshme dhe që në shumicën e rasteve janë bërë shkak për dështimin e shumë operacioneve policore.