Top News – Edhe Kosova po përvëlohet… / Temperatura deri në 40 gradë celcius, kërkohet kujdes
24/07/2023 15:28

Mesatarja e temperaturave maksimale gjatë muajit korrik në Kosovë arrin në 31.2 gradë Celsius, sipas të dhënave të kompanisë amerikane të parashikimit të motit Accuëeather. Instituti i Hidrometeorologjisë i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar ndërkohë se ky muaj, bazuar në mesataren e temperaturave maksimale, do të jetë "ndër muajt më të nxehtë të viteve të fundit ". Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditëve në vijim, kur instituti hidrometeorologjik thotë se temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius. E, gjatë këtyre ditëve të fundit, shumë qytetarë të Kosovës janë drejtuar në pishina e shatërvanë, në përpjekje për t’u freskuar. Këto temperatura vijnë pas dy muajve më të freskët dhe me reshje të shpeshta shiu në Kosovë, të cilat shkaktuan përmbytje në disa qytete, me dëme më të mëdha në Pejë. Këto përmbytje shkaktuan vdekjen e një nëne dhe fëmijës së saj pesëvjecar, ndërsa stuhitë i morën jetën shtatë personave javën e kaluar në Ballkan dhe lënduan shumë të tjerë. I gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor në fakt është goditur nga temperatura të larta. Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përballur me temperatura edhe më të larta se në Kosovë. Instituti hidrometeorologjik sidoqoftë parashikon se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë edhe për disa ditë, por do të bien nën 30 gradë celcius në fund të javës. Për kosovën, kjo nuk është hera e parë që përballet me një valë të tillë të nxehti. Vitet 2007, 2012 dhe 2015, kanë qenë sipas të dhënave, më të nxehtë se ky i sivjetshmi.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00