Top News – Edhe Japonia armatos Ukrainën… / Kishida në Kiev, Xi në Moskë…Azia e ndarë për luftën
21/03/2023 12:01

Ministria e Jashtme e Japonisë tha të martën se kryeministri Fumio Kishida do ta vizitojë Kievin dhe do të bisedojë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kishida, shteti i të cilit është anëtar i G7-ës, pritet të shprehë solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën, pasi Rusia mbi një vit më parë nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj, tha Ministria e Jashtme japoneze. Kishida do të tregojë “respektin e tij për kurajën dhe qëndresën e popullit ukrainas që është ngritur për të mbrojtur atdheun e tyre”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Japonisë. Ky udhëtim është po ashtu hera e parë që një kryeministër japonez viziton një vend apo një rajon të përfshirë nga lufta, që nga lufta e dytë botërore, përvecse vizita e parë në Ukrainë e një anëtari aziatik të G7-ës dhe e para nga një aleat i amerikës në rajon. Vizita e Kishidës në Ukrainë vjen në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin, po zhvillon takime në Moskë me homologun e tij kinez, Xi Jinping. E të dyja këto ndalesa, nga Kishida dhe Xi Jinping, nënvizojnë ndasitë e thella në azinë verilindore për sa i takon luftës në Ukrainë, me japoninë që ka premtuar ndihma të domosdoshme për Kievin ndërkohë që Kina mbetet një zë i vetmuar në mbështetje të Putinit gjithnjë e më të izoluar e që tani është kthyer edhe në një armik global dhe në një kriminel të dyshuar lufte. Muajin e kaluar, në prag të njëvjetorit të pushtimit rus, Japonia premtoi 5.5 miliardë dollarë ndihma humanitare për Ukrainën.

Top News- ‘Toka jonë po shkatërrohet’/ Papa Leo XIV paralajmëron për krizën klimatike
03/07 09:52
Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09