Pas SHBA, edhe Gjermania e lejon tani Ukrainën tani të përdorë armët gjermane kundër objektivave ushtarake në Rusi. Kjo është në përputhje më të drejtën ndërkombëtare, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin. Sipas vlerësimit të qeverisë gjermane, Ukraina mund të mbrohet nga sulmet ruse me armët gjermane duke i përdorur ato edhe ndaj objektivave ushtarake në Rusi. "Në javët e fundit, Rusia nga pozicione në zonën e drejtpërdrejtë kufitare ruse ka nisur, koordinuar dhe zhvilluar sulme sidomos në zonën e Kharkivit", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.