Këtë të hënë nisi sesioni i ri parlamentar. Edhe pse nuk ka një calendar të përcaktuar nga Konferenca e Kryetarëve, ajo që dihet me saktësi është koha e zgjatjes së këtij mandati parlamentar. Disa deputetë të vjetër, e disa të rinj pas largimit të opozitës nga sallë e ligjvënësve kanë edhe 60 ditë kohë për të votuar ligje, apo drafte që janë në plan. Sipas ligjit, data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës.