Kreu i inteligjencës amerikane e njohur si CIA, Ëilliam Burns, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të bindura se Kina po shqyrton dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Rusi, por deri më tani informacionet e inteligjencës nuk tregojnë nëse Pekini ka marrë përfundimisht këtë vendim. “Jemi të bindur se udhëheqësia kineze po shqyrton furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse. Por nuk kemi parë nëse është marrë vendimi përfundimtar apo dëshmi për dërgimin e këtyre armëve”, shtoi drejtori i CIA-s. CNN të premten raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë informacione nga inteligjenca, se qeveria kineze po shqyrton dërgimin e dronëve dhe municionit në Rusi, të cilat do të mund t’i përdornin në luftë në Ukrainë.