Një gazetar i emisionit ‘Shqipëria Live’ ka telefonuar nënën e 31 vjecares Jawsackie Jaboah, e cila u ekzekutua me thikë nga i dashuri i saj, për të marrë një prononcim për ngjarjen e rëndë. Mirëpo, nëna e viktimës nuk ishte në dijeni fare për vrasjen e së bijës. E shokuar nga lajmi i rëndë, ajo u shpreh se vajza e saj dhe Klitoni, autori i vrasjes, shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe kishin hyrje-dalje familjare.