Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një grua ka mbetur e vdekur nga dhuna e ushtruar prej bashkëshortit të saj. 28-vjeçarja është me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, e cila është rrahur barbarisht nga bashkëshorti I saj 37-vjeç, po nga Kosova. Viktima është identifikuar si Jetmira Beka, ndërkohë që autori u vetëdorëzua në Polici pak orë pas vrasjes.