Top News – E pranon shefi i BioNTech / Vaksinës mund t’i duhet formulë e re
04/10/2021 14:29

Shefi ekzekutiv i firmës bioteknologjike gjermane BioNTech, e cila ka krijuar vaksinën e parë kundër koronavirusit së bashku me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, tha se deri kah mesi i vitit 2022 mund të duhet një formulë e re për mbrojtje kundër mutacioneve të ardhshme të virusit. Ugur Sahin tha për gazetën Financial Times se me kalimin e kohës, mutacionet në virus e zvogëlojnë përgjigjen imune të trupit. Këtë vit, nuk është e nevojshme vaksina e re, por “nga mesi i vitit të ardhshëm, mund të jetë një situatë tjetër”, tha Sahin. Sahin tha se varianti Delta i koronavirusit - aktualisht dominues në pjesën më të madhe të botës - është më ngjitës, por jo thelbësisht i ndryshëm për t'i bërë vaksinat aktuale joefektive. Por, shtoi ai, derisa virusi vazhdon të pësojë mutacione, ai mund të dobësojë efektivitetin e vaksinave. “Ky virus do të qëndrojë dhe do të përshtatet tutje”, tha Sahin. Vaksina Pfizer/BioNTech përdor teknologjinë e njohur si ARNm. Sahin ka thënë më herët se ajo mund të ndryshohet shpejt, për t'iu përgjigjur varianteve të reja të virusit. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 234 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë kanë vdekur. Deri të hënën, në të gjithë botën janë dhënë mb6 6.3 miliardë vaksina.

Top Channel/ Pse po negocion tani Putini? Presion nga India, Kina dhe Kazakistani
07/09 23:17
Top News- Finlanda gardh 200 kilometra të gjatë në kufirin me Rusinë: Frikë për sulm
07/09 23:00
Top News- Fitorja e AfD përçan Gjermaninë, qytetarët dalin rrugëve në demonstrata masive
07/09 22:27
Top News- Plas mes Bosnjës e Serbisë, Sarajeva heq stafin diplomatik pas nderimeve për Ratko Mladiç
07/09 22:06
Top News- Ukraina bëri “rrush e kumbulla” miliarda dollarë, si u vodhën paratë e luftës
07/09 22:05
Top Channel/ Gazetarja putiniane rikthehet në Francë, shkakton ‘furtunë’ brenda qeverisë
07/09 21:42
Top Channel/ Etna shpërthen sërish! Hiri vullkanik përhapet në Sicili, alarm i kuq për aviacionin
07/09 21:25
Top Channel/ Super El Niño “shkund” Mbretërinë e Bashkuar! Autoritetet angleze paraljmërojnë
07/09 21:24
Top Channel/ Momenti kur Avioni i Amazon del nga pista, përplaset me makina, 5 të vdekur në Miami
07/09 21:18
Top Channel/ Mbreti Charles “i mbyll derën” të birit Princ Harry dhe Meghan Markle: S’ka kthim
07/09 21:16
Top Channel/ Vullkani në Indonezi bllokon 270 mijë pasagjerë, 2 mijë fluturime…
07/09 21:16
Top Channel/ Shpërndahet Kuvendi në Serbi? Plani i Vuçiç për të qëndruar në pushtet
07/09 20:02
Top Channel/ “Humbja na shokoi”! Merz nuk tërhiqet, paralajmëron ndryshime të mëdha për Gjermaninë
07/09 19:58
Top News – Nuk ka shami në shkolla. Austria vë në zbatim ligjin, gjoba deri në 800 euro
07/09 19:15
Top News – Fajin e ka Maroku. Dyndjet e emigrantëve, spanjollët akuzojnë edhe Sanchez
07/09 15:29
Top Channel/ Ratko Mlladiç varroset me nderime në Beograd, djali i Vuçiçit merr pjesë në ceremoni!
07/09 15:02
Top Channel/ Harta e re e botës, si “ndryshon” globi: Cilat vende votuan kundër!
07/09 12:11
Top Channel/ Skadon afati i masave zbutëse: Kontrolle biometrike, rikthehen radhët në kufijtë e BE?!
07/09 12:02
Top Channel/Witkoff dhe Kushner në Rusi, mision i dështuar? Ekspertët: Çfarë loje po luan Putin!
07/09 11:32
Top Channel/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD-së: Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”!
07/09 11:23