Britania ka vendosur për heqjen e kufizimeve kryesore ndaj pandemisë, në një kthesë të madhe politike, edhe pse deri me tani kishte mbajtur në fuqi masat më të ashpra në BE. Kryeministri i vendit, Boris Johnson, njoftoi se pasaporta e vaksinimit nuk do të hyjë më në punë nga 27 janari. Asnjë klub nate apo ambjent i mbyllur nuk do ta kërkojë më COVID PASS. Pasaporta e vaksinës u bë e detyrueshme në 15 dhjetor.