Një 23-vjeçar është arrestuar pasi vodhi një automjet të një poste, brenda të cilit ndodheshin pako me porosi të ndryshme. Ngjarja është regjistruar në rrugën ‘Pavarësia’ në Durrës, ndërsa pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh nisën menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, Policia identifikoi si të dyshuar shtetasin E. G, 23 vjeç.