Aleanca e qendrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, rrezikon të mos fitojë shumicën, pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Në këtë proces zgjedhor është vërejtur rritje për koalicionin e krahut të majtë. Aleanca “Së bashku” e Macronit ka garuar me grupin NUPES të së majtës në rundin e parë të zgjedhjeve. Macron ka fituar mandatin e dytë presidencial në prill të këtij viti dhe këto zgjedhje parlamentare janë parë si testi i parë për të.