Pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, e cilësoi ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin mes 12 kampionëve në luftën ndaj korrupsionit ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në “Tëitter”, kryeministri shkruan se vlerësimi i bërë nga Sekretari i ri i Shtetit Amerikan, për Dvoranin është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!