Britania e Madhe ka arrestuar tre shtetas bullgarë, të dyshuar si agjentë të rekrutuar nga Rusia. Të dyshuar si spiunë të Rusisë dhe nën akuzat për posedim të dokumenteve të rreme tre të pandehurit u arrestuan në bazë të legjislacionit për ruajtjen e sekreteve shtetërore. Arrestimet u kryen nga oficerë të kundërterrorizmit në Policinë Metropolitane, e cila ka përgjegjësinë e policisë kombëtare për spiunazh.