Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8190 doza të tjera të vaksinës së Pfizer. Kryeministri Edi Rama, i cili siç e ka bërë traditë, ka qenë në Rinas bashkë me dy ministra për të marrë në dorëzim dozat e reja. Gjatë një konferencë nga Rinasi Rama tha se është në negociata me një shtet mik për 360 mijë doza të Astra Zeneca, ndërsa zbuloi se qeveria është në negociata edhe me dy shtete të tjera.