Top News – Dy plumbat e ekzekutimit/ Vrasja, polici rrezikon 7 vjet burg
09/12/2020 13:07

Efektivi i patrullave “Shqiponja” do të përballet me gjykatën për vlerësimin e masës së sigurisë për një akuzë të rëndë, atë të vrasjes. Pas dëshmisë dhe hetimeve që janë kryer nga Prokuroria, por edhe Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesave, efektivi me inicialet N.H është zbardhur edhe krimi i vrasjes së 25 vjecarit Klodian Rasha. Sipas nenit 83 të Kodit Penal vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Kaq rrezikon efektivi i policisë, ndaj të cilit është ngritur akuza. Ngjarja ndodhi të martën në rrugën “Dritan Hoxha”, kur polici i arrestur dhe një koleg i tij kanë konstatuar gjatë patrullimit një shtetas, i cili sillej dhe kryente veprime të dyshimta, çka bëri shkak që Patrulla të kryente verifikimin e shtetasit. Pas thirrjes së Policisë për të ndaluar, i riu nuk i është bindur thirrjes së efektivit dhe ka tentuar të largohet për t’i ikur policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij nëpër rrugica. Gjatë hetimeve paraprake, si kqyrja e vendit të ngjarjes ku ka gjetur vdekjen shtetasi Klodian Rasha, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, administroi pamjet filmike të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes. Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

Top News- Politika bëhet bashkë për Zhejin/ Mesazhe ngushëllimi e vlerësim për figurën e tij
23/08 22:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Artur Zheji, një nga mendjet më të ndritura të publicistikës shqiptare
23/08 19:37
Top News- Shuhet publicisti Artur Zheji/ Pësoi arrest kardiak gjatë pushimeve në Sarandë
23/08 19:18
Top Channel/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor ne Vlorë
23/08 18:47
Top News- Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, nisin përplasjet/ Thirrje për KLGJ
23/08 17:41
Top News- Kosovarët dynden drejt bregdetit/ Fluks i lartë në rrugën e kombit, trafik i rënduar
23/08 16:52
Top Channel/ 420 mijë dollarë, kontributi i diasporës transformon Kullën e Bajraktarit të Hotit
23/08 15:27
Top Channel/ Shqipëria shet më shumë verë, rritet me 82% eksporti krahasuar me një vit më parë
23/08 15:25
Top News- Fadromat nisin shembjet në Durrës, IMT në Tiranë bën bilancet e aksionit për hapësirat
23/08 15:23
Top Channel/ Tre grupe parlamentare, pas Metës, Berisha pritet t’i japë deputetë dhe republikanëve
23/08 15:13
Top Channel/ Unioni i gjyqtarëve reagon ndaj denoncimeve të kryeministrit: Gjyqtarët të indinjuar
23/08 15:11
Top Channel/ Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbardhen propozimet në ligj për forcimin e disiplinës
23/08 15:03
Top News- Fadromat prishin tendat dhe shtesat pa leje në Durrës, Rama ndan pamjet
23/08 15:01
Top News- “Bashkia Tiranë simbol dështimi”, demokratët akuza për keqmenaxhim, kërkojnë zgjedhje
23/08 14:59
Top Channel/ Zjarr në traversat e hekurudhës Fier-Vlorë, qyteti mbulohet nga tymi
23/08 14:57
Top News- Socialdemokratët ‘luftë’ ekstremistëve të AfD, kërkojnë ndalimin në Bundestag
23/08 14:53
Top News- Salvini tallet keq me Macron: Vish helmetën, xhaketën, pushkën e shko në Ukrainë
23/08 14:53
Top Channel/ Zelensky “ia pret” shkurt Perëndimit: “Nuk i lëshojmë toka pushtuesve”!
23/08 14:31
Top Channel/ “Macron të shkojë vetë në Ukrainë po deshi”, plas keq mes Francës dhe Italisë!
23/08 14:19
Top News-Kapet 40-vjeçari me katër identitete/ Në kërkim nga Spanja për drogë e organizatë kriminale
23/08 14:17