Katër persona u vranë të dielën pasi dy avionë të vegjël u përplasën në ajër në një aeroport në Las Vegas, thanë zyrtarët dhe mediat lokale. Një avion Piper PA-46 me një motor po përgatitej të ulej në aeroportin e Las Vegasit verior, në shtetin amerikan të Nevadës, në orët e pasdites, kur u përplas me një avion tjetër me një motor, Cessna 172 – tha administrata federale e aviacionit në një deklaratë për shtyp.