Top News – DW për zonën e mbrojtur të Nartës/ Rrezikohet nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës
17/02/2021 17:54

Në Akërni të Vlorës, ku pritet të ngrihet aeroporti i Vlorës ekzistonte dikur një aerodrom. Por zona tashmë është natyralizuar krejtësisht. Prandaj një grupim prej 37 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i dërgoi pak ditë më parë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë anulimin e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës brenda kufijve të zonës së mbrojtur, thotë DË. Një prej tyre është shoqata PPNEA, e cila që prej vitit 2017 lobon për këtë kauzë. "Lokacioni në studimin e fizibilitetit jepet "de facto”, pa u diskutuar. Pra nuk është bërë një vlerësim i barabartë midis disa lokacioneve të ndryshme, të jenë vënë në ekuilibër të gjitha parametrat, qofshin ato ekonomikë, socialë por edhe ata të impaktit mjedisor dhe të merrej një vendim bazuar në balancën e të gjithë këtyre parametrave. Kjo nuk ka ndodhur. Për të mos folur që ka mangësi të mëdha, që nuk e konsideron fare faktin që ky lokacion ndodhet brenda një zone të mbrojtur: ndodhet tërësisht brenda peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë." – tha për Dojce Velen Aleksandër Trajçe, I kësaj organizate. Fshati Akërni ndodhet gjeografikisht mes lagunës së Nartës dhe lagunës së Karavastasë. Ekspertët thonë se në këtë zonë ka lëvizje intensive shpendësh të egër, si pelikanë, flamingo apo shpendë të tjera që nëqoftëse do të përplaseshin me aeroplanët, mund të shkaktojnë deri aksidente tragjike. Pjesë e koalicionit të organizata të angazhuara për këtë kauzë, është dhe grupimi ambjentalist gjerman EuroNatur, I cili thote se statusi aktual i zonës së mbrojtur që është park natyror, duhet fuqizuar edhe më tepër, pasi ajo natyre e mrekullueshme e meriton plotesisht. Ndërsa Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha për DW se ky investim duhet të përfshinte pjesëmarrjen dhe konsultimet me grupet e interesit.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16