Ligji aktual për prokurorinë e posaçme u jep prokurorëve të kësaj strukture një mandate 9-vjeçar pa të drejtë rikandidimi. Kreu i SPAK, Altin Dumani kërkon që ky parashikim ligjor të ndryshohet dhe prokurorët aktualë të kenë mundësi të rikandidojnë. Statusi aktualisht parashikon që prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funskionin. Për shkak të ndryshimit të hartës një pjesë e këtyre prokurorive nuk ekzistojnë. Adnani nuk di ku të shkojë se është shkrirë prokuroria e krimeve të rënda. Është investuar aq shumë për ngritjen e tyre profesionale jo vetëm nga shteti por dhe ndërkombëtarët. Këta janë aset. Nuk kemi luksin ti çojmë në një vend tjetër.