Top News – “Dua të gjej 11 mijë vota”/ Del regjistrimi audio i Donald Trump
04/01/2021 11:41

Washington Post ka publikuar një regjistrim audio në të cilin presidenti Donald Trump dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari të lartë të zgjedhjeve të shtetit të Xhorxhias për të “gjetur” vota të mjaftueshme nëpërmjet të cilave të përmbyset rezultati në këtë shtet, ku ai ka humbur. Gazeta publikoi disa fragmente të bisedës së zhvilluar të shtunën. Në të presidenti dëgjohej duke alternuar lavdërimin e sekretarit republikan të Shtetit të Xhorxhias Brad Raffensperger ne kërcënimin me pasoja të paqarta penale, në një përpjekje për të zhbërë humbjen e tij në këtë shtet ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden. Trump sërish shfaqet I bindur se ka pasur manipulime. “Mendon se është e mundur qe te kenë zhdukur vota? Sepse kështu thuhet qe ka ndodhur. Edhe Dominion ka ndërhyrë te makineritë. Dominion po lëviz vërtet shumë shpejt për të hequr qafe makineritë e saj të numërimit. Di gjë për këtë? Sepse është e paligjshme, apo jo? Gjithë çfarë dua është të gjej 11.780 vota, që është një më shumë nga sa kemi sepse ne e fituam këtë shtet. Dhe nuk ka asgjë të keqe të thuash se i rillogaritëm rezultatet”. Raffensperger i tha presidentit se ai po mbështeste teori konspirative të hedhura tashmë poshtë, ndaj atyre që ai i cilësoi si zgjedhje të lira e të drejta, teksa Trump insistonte se nuk kishte asnjë mundësi që ai të kishte humbur garën në Xhorxha. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, as zyra e Raffensperger e ajo e tranzicionit e Biden. Xhorxhia është një nga disa shtetet kyçe, në të cilin zoti Trump humbi gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit ndaj rivalit demokrat, por që prej asaj kohe vazhdimisht është përpjekur ta përmbysë rezultatin.

Top News-Politikat e imigracionit në Gjermani/ Shqiptarët nuk ndalen, mes 5 kombësive më me aplikime
26/12 10:11
Top News- Vritet koka e kartelit të drogës në Meksikë/ SHBA: Kishte shpërblim 4 mln dollarë për të
26/12 10:00
Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
DIGITALB DIGITALB