Top News – Droni rus shpërthen në Kroaci / Erdhi nga zona e luftës, ishte prodhim sovjetik
11/03/2022 12:17

Objekti, që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23, është një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë, njoftoi Qeveria kroate të premten. Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve "Stjepan Radiq", në pjesën jugore të Zagrebit. Nuk ka të lënduar, ndërsa disa makina janë dëmtuar. Sipas të dhënave të deritashme, droni ka hyrë në hapësirën ajrore të Kroacisë, nga lindja në perëndim, pra nga hapësira ajrore hungareze me shpejtësi 700 kilometra në orë në lartësinë 1,300, metra thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kroacisë. "Kam biseduar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili më informoi se droni kishte hyrë në hapësirën ajrore hungareze prej Rumanisë", tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, i cili po merr pjesë në një takim të liderëve të BE-së në Versajë të Francës. "Sipas informacioneve të deritanishme bëhet fjalë për një dron i prodhimit rus, nuk dihet nëse ka qenë në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase. Dihet që ka ardhur në Kroaci nga Hungaria, dhe në Hungari nga Rumania. Dihet që ka fluturuar disa minuta mbi Kroaci dhe u shemb në Zagreb", u tha Plankoviq gazetarëve. Ai, po ashtu, tha se autoritetet në Kroaci e kanë kontaktuar Ukrainën nëse ajo ka informata se si ka ardhur ky dron deri në Zagreb. Autoritetet kroate thanë se janë duke e hetuar këtë rast. Dëshmitarët e cituar nga mediat kroate thanë se fillimisht dëgjuan një shpërthim të madh që tronditi tokën, më pas një erë të keqe.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10