Top News – Dronët rusë fluturojnë mbi Gjermani / ‘Gjurmojnë’ armët amerikane që shkojnë në Ukrainë
28/08/2025 14:47

Rusia ose operativët e saj kanë dërguar dronë zbulues mbi rrugët e transportit në Gjermaninë lindore të përdorura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët për të dërguar ngarkesa ushtarake në Ukrainë, raportoi The Neë York Times të enjten, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë. Sipas zyrtarëve, dronët po mbledhin informacione që mund të përdoren për të mbështetur fushatën e sabotimit të Kremlinit dhe për të ndihmuar forcat ruse në fushën e betejës. Aktiviteti ka ngritur shqetësime në rritje mes zyrtarëve ushtarakë amerikanë dhe evropianë në lidhje me aftësinë e Moskës për të minuar linjat perëndimore të furnizimit. Autoritetet amerikane dhe gjermane kanë diskutuar tashmë operacionet e sabotimit rus, duke përfshirë informacionet që çuan në arrestimin në maj të tre shtetasve ukrainas të akuzuar për komplot me Rusinë. Fushata e sabotimit është lidhur më parë me zjarre në depo në Mbretërinë e Bashkuar, një sulm ndaj një dige në Norvegji, përpjekje për të prerë kabllot nënujore në Detin Baltik dhe veprime të tjera shkatërruese. Shërbimet perëndimore të inteligjencës vënë re se, pasi arritën kulmin vitin e kaluar, numri i incidenteve të sabotimit rus në Evropë ka rënë ndjeshëm në vitin 2025. Analistët ia atribuojnë këtë ulje masave të shtuara të sigurisë dhe përpjekjeve më të forta parandaluese nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe evropiane. Aktivitetin më të fundit të dronëve rusë mbi gjermani e konfirmuan edhe zyrtarët amerikanë por ata thanë se nuk kanë qenë në gjendje të gjurmojnë origjinën. Ata besojnë se fluturimet kryhen drejtpërdrejt nga operativë rusë ose nga individë që punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse. Mbikqyrja me dronë ka shumë gjasa të lidhet me inteligjencën në fushën e betejës dhe synon t’i japë ushtrisë ruse një kuptim më të qartë se me cfarë armësh mund të përballet në luftën me ukrainën, dhe kur do të vijnë ato.

Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00