Të paktën pesë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e një vale sulmesh me dron të ndërmarrë nga forcat ruse në 12 rajone ukrainase. Viktimat dhe të plagosurit u shënuan në rajonin e Donjeckut, ndërsa në zonat e tjera forca ajrore e Ukrainës tha se mundi të zmbraps valën e sulmeve.