Top News – Dronët ‘e frikshëm’ të Iranit / Nuk janë të sofistikuar por kërcënojnë rajonin
19/01/2022 11:20

Tenda të djegura, motoçikletë e djegur dhe një automjet i bardhë i dëmtuar. Kjo ka qenë situata pas një sulmi të raportuar me dron, që është kryer nga trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, në juglindje të vendit. Sulmi i 28 dhjetorit në Provincën Kerman duket se shënon herën e parë që forcat elite të ushtrisë së Iranit, kanë përdorur dronë për të shënjestruar kërcënimet për sigurinë brenda shtetit. Garda Revolucionare e Iranit ka thënë se në operacionin “preciz” është vrarë një “bandit” i njohur dhe dy bashkëpunëtorë të tij që kanë nxitur trazira në këtë shtet, duke përfshirë edhe vrasjen e dy anëtarëve të Gardës Revolucionare Islamike disa ditë më parë. Provinca afër Kermanit është Sistan-Baluçistan, një provincë e dhunshme afër kufirit me Pakistanin dhe Afganistanin, ku veprojnë kontrabandistë të drogës, separatistë dhe grupe militante. Sipas burimeve, droni ka lënë të vdekur të paktën katër luftëtarë, në kohën sa ata kanë qenë në gjumë. Sulmi ka qenë si shenjë e zgjerimit të kapaciteteve të Iranit sa u përket dronëve, të cilët Teherani është duke i pozicionuar edhe përtej kufijve. Irani ka furnizuar rrjetet e tij me mjete ajrore pa pilotë, në Lindje të Mesme dhe i ka shfrytëzuar ato gjatë misioneve të sulmit apo sabotazhit në rajon, kanë thënë analistët. Analistët kanë thënë se ndonëse programi iranian i dronëve nuk është shumë i sofistikuar, ende përbën kërcënim të konsiderueshëm në rajon, ku ka pasur rritje të sulmeve me dronë nga aktorë të lidhur me Teheranin.

Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38