Dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia angleze, pasi kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe kanë kultivuar mijëra bimë kanabis në Gloucester. Andi Sela 34-vjecc është dënuar me 40 muaj burg, ndërsa Xhavit Nelaj, 20 vjecc, u dënua me 8 muaj burg. Prokurori bëri me dije se Sela ishte ndaluar në Chelteham për kontroll, ku në makinën e tij u zbuluan 455 gramë kanabis. Më pas, Policia ushtroi kontrolle të shumta, duke zbulua ambiente të ndryshme me lëndë narkotike të kultivuara nga dy djemtë.