Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra” është arrestuar nga Policia e Tiranës. Gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën “Rreshit Petrela”, janë sekuestruar dy pistoleta me municion, 363 gramë kokainë të ndarë në 235 doza dhe një peshore elektronike. Policia bëri të ditur se 28-vjeçari, dyshohet se mbante armët dhe lëndën narkotike në banesë me qëllim shitjen e tyre. Ai akuzohet për përfshirje në shpërndarjen e drogës në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.