Tre të rinj shqiptarë u arrestuan nga policia italiane që kapi dhe sekuestroi sasinw prej 275 kg drogë që po transportohej nga shtetasit në fjalë. Lënda narkotike është kapur në qytetin e Riminit. Karabinierët zunë në befasi tre shqiptarët që po transportonin drogën me një furgon, ndërkohë që pakot me lëndë narkotike ishin shkarkuar mbrëmjen e të premtes kamioni. Të rinjtë u arrestuan në flagrancë nga karabinierët, ndërkohë që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike. Droga u gjet në një kamion, fshehur pas paletave të detergjentëve. Operacioni është rezultat i një aktiviteti monitorimi të kryer me ekspertizën e Seksionit Anti-Drogë. Siç duket nga këto foto korrierët kishin vendosur imazhe nga personazhe të animuar të “Dragon Ball”, apo kopertina nga seriale televizive si “Validè” në pakot me drogë.