Një 100 vjecar që dikur ka qenë rojë në një kamp përqendrimi, është bërë personi më i moshuar që gjykohet për krime të kryera nga nazistët në gjermani, 76 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. I dyshuari, i identifikuar vetëm si Josef S, për shkak të ligjeve të privatësisë në gjermani, akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e të burgosurve të luftës dhe se kishte dijeni dhe dëshirë të merrte pjesë në vrasjen e 3518 të burgosurve nga viti 1942 deri në 1945-ën, në kampin e përqendrimit Sashenhausen.