Top News – Doza përforcuese jo për të gjithë / Ekspertja britanike-Imuniteti zgjat shumë
10/09/2021 19:01

Dozat përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nuk janë të nevojshme për të gjithë, tha shkencëtarja britanike, Dame Sarah Gilbert, e cila ka marrë pjesë në krijimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Duke folur për gazetën Daily Telegraph, ajo tha se disa grupe të cenueshme do të kenë nevojë për doza përforcuese, por shtoi se “imuniteti zgjat shumë” në shumicën e rasteve.“Ne duhet të dërgojmë vaksina në vendet, ku popullata është pak e vaksinuar”, tha Gilbert. Disa vende në botë, përfshirë Izraelin dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, kanë nisur me ofrimin e dozave përforcuese për personat e moshuar dhe ata me imunitet më të dobët. Shtetet e Bashkuara pritet të fillojnë këtë muaj me dhënien e dozave përforcuese. Ka frikë se imuniteti nga vaksinat bie me kalimin e kohës ose has në rezistencë nga variantet e reja të koronavirusit. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë më 1 shtator se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar. Ndërkaq OKB bëri tthrrje pak ditë më parë që marrja e dozës së tretë përforcuese të shtyhet të paktën 1 vit për personat që janë vaksinuar e që kanë kaluar edhe covid 19.

Top Channel/ Dhëndri i Trump braktis Serbinë, Kushner heq dorë nga hoteli luksoz
15/12 23:40
Top News- Ushtria amerikane prezanton tankun e së ardhmes, ndryshon rregullat e luftës
15/12 23:07
Top News- Sulm terrorist natën e Vitit të Ri me bomba, parandalohet komploti në Kaliforninë jugore
15/12 23:06
Top News- Ukraina shkatërron nëndetësen ruse, “Sea Baby” godet në befasi ekuipazhin e Moskës
15/12 22:57
Top Channel/ Forca shumëkombëshe në Kiev, Trump: Shumë afër paqes
15/12 22:55
Top Channel/ Vrau bashkëmoshatarin e tij, dënohet me 11 vite burg 16-vjeçari në…
15/12 19:28
Top Channel/ Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve
15/12 19:26
Top Channel/ SHBA, planifikonin sulme terroriste natën e Vitit të Ri, katër të arrestuar në Kaliforni
15/12 19:24
Top News – Ambicja për në NATO, shkak i luftës! Rusia reagon pas ‘kthesës së madhe’ të Ukrainës
15/12 15:44
Top News – Ukrainasit kundër lëshimeve për paqen / ‘Nuk dhurojmë toka, nuk kufizojmë ushtrinë’
15/12 15:10
Top Channel/ Sulmi në plazh, Australia ashpërson ligjet për armët: Jo licenca të përhershme!
15/12 15:08
Top News- Burra me qira/ Mungesa e meshkujve krijon një biznes të ri në Letoni
15/12 15:03
Top Channel/ Heroi i Australisë: Kush është arabi që i hoqi armën sulmuesit -lavdërimet e Netanyhut!
15/12 14:57
Top News – Spërkasin me jashtëqitje lopësh zyrat / Protestë e fermerëve francezë, bllokohen rrugët
15/12 14:54
Top News – Në kurs përplasje me avionin ushtarak / Piloti eviton katastrofën, pasagjerët në rrezik
15/12 14:38
Top News – Vrasje në Hollivud, policia heton / Regjisori i njohur dhe gruaja e tij gjenden të pajetë
15/12 13:00
Top News – Zelenski hoqi dorë nga NATO / Ekspertët e sigurisë: Nuk ndryshon bisedimet e paqes
15/12 12:59
Top News- Çetnikët e fundjavës/ Të huajt në rrethimin e Sarajevës dhe vrasës për ideologji
15/12 12:58
Top Channel/ Sulmi në Australi, identifikohen agresorët: Baba e bir, i premtuan aleancë ISIS-it!
15/12 12:34
Top Channel/ Meloni thirrje Europës: “Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet!”
15/12 12:33
DIGITALB DIGITALB