Teksa Partia Demokratike e konsideron procesin zgjedhor të 25 prillit, si një masakër zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon verifikimin e 519 kutive të përzgjedhura në mënyrë rastësore, pjesë e të cilave janë edhe 32 qendra votimi ku për jerë të pare u realizua votimi e numësimi elektronik. Nga të dhënat e dala nga rivlerësimi elektronik perms kuponave që nxjerr pajisja për çdo votues, nuk evidentohet asnjë problem apo tjetërsim vote, duke konfirmuar efikasitetin e këtij sistemi dhe këtyre pajisjeve, të cilat do të sillnin eleminimin e pretendimeve nga partite politike për manipulim të zgjedhjeve.