Top News/ ‘Donald Trumpi’ holandez drejt fitores / Merr shumicën por askush nuk do koalicion me të
23/11/2023 11:15

Populisti i ekstremit të djathtë, anti-islamiku Geert Ëilders, po shkon drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet parlamentare në Holandë. Rezultati e vendos atë në linjë për të udhëhequr bisedimet për formimin e një koalicioni të ri qeverisës dhe ndoshta të bëhet kryeministri i parë i djathtë në një kohë trazirash politike në pjesën më të madhe të kontinentit. Një “exit poll” i publikuar nga transmetuesi kombëtar NOS, tha se Partia e Lirisë e udhëhequr nga Ëilders fitoi 35 nga 150 vendet në parlament, më shumë se dyfishi i vendeve të fituara në zgjedhjet e fundit. Rezultatet përfundimtare zyrtare priten vetëm të enjten. Programi zgjedhor i Ëilders përfshin thirrjet për një referendum për largimin e Holandës nga Bashkimi Evropian, një ndalesë totale të pranimit të azilkërkuesve si dhe kthimin e migrantëve në kufijtë holandezë. Ai gjithashtu mbron "de-islamizimin" e Holandës, megjithëse ka qenë më i butë për islamin gjatë kësaj fushate zgjedhore sesa në të kaluarën. “Votuesit thanë: ‘Ne jemi të lodhur nga kjo. Duam ndryshim”, tha Ëilders, duke shtuar se tani ishte në një mision për t'i dhënë fund "cunamit të azilit" duke iu referuar çështjes së migracionit që dominoi fushatën e tij. “Holandezët do të jenë sërish numër një”, tha Ëilders. "Njerëzit duhet ta kthejnë kombin e tyre”, shtoi ai. Por ligjvënësi, i cili në të kaluarën është etiketuar si një version holandez i Donald Trump, do të duhet të formojë një qeveri koalicioni përpara se të marrë drejtimin e pushtetit. Kjo do të jetë e vështirë pasi partitë kryesore ngurrojnë të bashkojnë forcat me të dhe partinë e tij.

Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
DIGITALB DIGITALB