Top News – Donald Trump me Covid… Shumë më i sëmurë nga sa tha Shtëpia e Bardhë
12/02/2021 13:06

Donald Trump ka qenë më i sëmurë me koronavirus, tetorin e shkuar, nga sa Shtëpia e Bardhë pranoi publikisht asokohe me disa zyrtarë të shqetësuar se ai duhej vendosur edhe në ventilator. Trump regjistroi nivele shumë të ulëta oksigjeni në gjak dhe një problem në mushkëri të lidhur zakonisht me pneumoninë, shkaktuar nga koronavirus, thuhet në një raport të New York Times, që citon katër persona në dijeni të gjendjes së presidentit. Trump u shtrua në spitalin ushtarak “Walter Reed” për disa ditë, në fillim të tetorit, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, më pak se një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë, një deklaratë e shtëpisë së bardhë e përshkruante 74 vjecarin si të lodhur por në humor të mirë. Doktor Sean Conley, mjeku personal i ngarkuar me mbikqyrjen e shëndetit të presidentit, u kritikua gjerësisht në atë kohë për deklaratat e vagëta për gjendjen e Trump, një ditë pasi ai u shtrua në spital, përfshirë pyetjet për nivelin e oksigjenit në gjak. Conley dha një vlerësim të përgjithshëm duke thënë se Trump është mirë dhe se nuk ka vend për shqetësim. Sidoqoftë, New York Times raporton se zyrtarët e konsideruan prognozën e Trump shumë shqetësuese para se ai të dërgohej në spital dhe se ishin të shqetësuar se ai duhej vendosur në ventilator. Dy persona që e njihnin gjendjen e Trump i thanë gazetës se presidenti kishte probleme në mushkëri që flisnin për një sëmundje të rëndë.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB