Top News -‘Dogji’ shtëpinë por rindërtoi Italinë…Si Meloni magjepsi Trump, Ramën e liderët e tjerë
30/12/2025 15:38

Kryeministrja luftarake e italisë, duhanpirëse dhe figurë kryesore e të djathtës evropiane. Kështu britanikja The Telegraph, e përshkruan Giorgia Melonin lideren e vendit fqinj, që mori postin vite më parë në mesin e shumë polemikave dhe paqartësive. Në selinë e Fratelli D’Italia, në Romë, kanë folur dhe zbarkuar figura të njohura, mes të cilëve Elon Musk. Rishi Sunak, kryeministri i parë por jo i fundit britanik, u magjeps prej Melonit. Liderja e konservatorëve britanikë, Kemi Badenoch, pas një bisede me Melonin në Romë, do të thoshte: Ajo është një forcë e natyrës, por edhe e ngrohtë dhe tërheqëse. Jo shumë kohë më parë, njerëzit e shihnin Italinë si shembullin më të keq të Evropës. Tani ajo është udhëheqësja e Evropës. Nuk është çudi që ajo është personi që Donald Trump telefonon të parën. Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe pas këtij takimi me të, mund ta kuptoj pse". Edhe Keir Starmer, ish avokat i të drejtave të njeriut, i krahut të majtë, ka vlerësuar punën "e jashtëzakonshme" të Melonit në goditjen e migracionit të paligjshëm pasi u takua me 48-vjeçaren vitin e kaluar për të marrë mësime prej saj se si të "ndalojë anijet". Kur bëhet fjalë për vlerat e saj ose interesin kombëtar të Italisë, Meloni nuk përkulet para askujt, shkruan The Telegraph që e ka përzgjedhur atë mes liderëve botërorë për vitin 2025. Kur ajo u bë kryeministrja e parë femër e Italisë në tetor 2022, pati zëra se ajo do të drejtonte qeverinë më të djathtë ekstreme që nga koha e Musolinit dhe do të rrëzonte ekonominë. Tani ajo po feston më shumë se tre vjet në detyrë, jetëgjatësia më e madhe kjo në pushtet e çdo udhëheqësi italian që nga Silvio Berlusconi, në një periudhë të rrallë stabiliteti politik dhe ekonomik. Disa ekstremistë ankohen se ajo u është shitur "globalistëve", por beqarja 1 m e 68 cm e gjatë, nga një lagje e klasës punëtore të Romës, është në biznes dhe po tejkalon pritjet. Kishte frikë se euroskeptikja Meloni do t'i shpallte luftë Brukselit dhe do ta zhyste Italinë në izolim kur mori detyrën nga teknokrati i respektuar Mario Draghi. Në vend të kësaj, ajo po e tërheq Evropën drejt së Djathtës, duke fituar mbështetës për kampet e saj të emigrantëve në Shqipëri. Edhe qeveritë liberale dhe të krahut të majtë po marrin shembull nga Meloni për migracionin. Skema e Shqipërisë po mbahet si një model për Evropën nga konservatorët pro-BE, përfshirë Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Evropian. Karikaturistët në itali kënaqen duke e tallur atë, me sytë e saj të cuditshëm apo shtatin e vogël, por nuk ka dyshim që Meloni mund të magjepsë udhëheqësit e huaj. Donald Trump, më i fuqishmi në një varg politikanësh të huaj që ajo ka magjpsur, e quan atë "një udhëheqëse fantastike" dhe një "grua të bukur".

Top News – Starmer te ‘perandori’ Xi. Britania kërkon të rindërtojë raportet me Kinën
29/01 10:31
Top News – Trump i vendos afat Ajatollahut / ‘Ose negociata për armët bërthamore, ose të bombardoj’
29/01 09:57
Top Channel/ “Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin teksa trupat amerikanë vijojnë vendosjen në…
28/01 23:39
Top Channel/ Paralajmërimi i çuditshëm i Papa Leonit: Mos flisni me të dashurat tuaja të…
28/01 23:38
Top Channel/ Zjarr në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evakuohen 270 njerëz
28/01 23:38
Top Channel/ Trump ultimatum Iranit: Negociata ose përballen me sulm më të ashpër
28/01 23:26
Top News- Ushtari hero shpëton 291 njerëz në tren, mposht dronët rusë që godasin vagonët
28/01 23:00
Top News- A ka plan SHBA-të për të sulmuar Iranin? 50 mijë ushtarë mbërrijnë në Lindjen e Mesme
28/01 22:40
Top News- “Koha po mbaron”, “bisha” e Trump i vë lakun në fyt Iranit: O dialog, ose shfarosje
28/01 22:26
Top News- Ruanda kërcënon Mbretërinë e Bashkuar, kërkon 100 milionë paund
28/01 22:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, 2 milionë viktima! Humbjet të paprecedenta gjatë luftës
28/01 19:59
Top Channel/ Dronët rusë vrasin 5 persona në një tren pasagjerësh, Zelensky: Akt Terrorist
28/01 19:06
Top Channel/ Anglia afrohet me Kinën, Starmer vizitë në Pekin: “I pari vjen interesi kombëtar”!
28/01 17:19
Top News – ‘Trumpit i ka ikur mendja…’ / Aleati i tij i shqetësuar për gjendjen psikologjike
28/01 14:51
Top News – Vjen Evropa me dy shpejtësi / Trump ‘tallet’ me kohën që i duhet BE-së për një vendim
28/01 14:49
Top News – Rusia, 1.2 milionë viktima në Ukrainë / Humbja më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore
28/01 14:07
Top News – Avionit i bie rrota pas ngjitjes në fluturim / British Airways ulet i sigurt në Heathrow
28/01 14:02
Top News – Tjetër stuhi e frikshme në Evropë / Rrëzon pemë e shtylla, kaos në Portugali e Spanjë
28/01 14:00
Top News – Ndan kontraceptivë për elefantët / Popullata në rritje, po bëhet e rrezikshme në Tajlandë
28/01 13:55
Top News – Nën mburojën bërthamore të Britanisë / Suedia në bisedime ‘mes kërcënimit nga Rusia’
28/01 13:47
DIGITALB DIGITALB