Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve të reja me Covid në vend, qeveria austriake paralajmëroi se nëse situata do të përkeqësohet, atëherë të gjithë personat e pavaksinuar do të mbyllen në shtëpi. Kancelari austriak Aleksadër Shalenberg u shpreh se vendi po përballet me një pandemi jo të vaksinuarish, dhe pjesa më e madhe e pacientëve në terapi intensive janë të pavaksinuar kundër Covid.