Policia britanike po merr në pyetje pesë persona, nën dyshimin për vepra penale që lidhen me eksplozivët dhe terrorizmin, pasi ata u ndaluan pranë një baze ajrore që është përdorur nga SHBA-ja për të goditur Iranin. Oficerët i ndaluan pesë personat në orët e para të së dielës, pasi morën një informacion se tre furgonë të mëdhenj të bardhë ishin parë duke shkuar drejt aerodromit ushtarak Fairford, në Anglinë perëndimore. Presidenti amerikan Donald Trump tha se të dyshuarit kishin planifikuar të shkaktonin "dëme të mëdha" dhe se ishin nën hetim nga autoritetet britanike dhe amerikane. Megjithatë, një fermere vendase tha se kishte njoftuar policinë pasi kishte parë një grup "burrash me kapuç dhe maska" duke vrapuar nëpër fusha. Hetuesit britanikë të antiterrorizmit nuk kanë bërë ende të ditur publikisht se kë dyshojnë si të përfshirë, por një burim i njohur me hetimin tha se një motiv i lidhur me Iranin konsiderohej si më i mundshmi, ndërsa po shqyrtoheshin gjithashtu mundësitë e një operacioni sabotimi rus ose të një komploti islamist. Ministri i Mbrojtjes, Ëes Streeting, i tha BBC Neës të hënën se nuk do të spekulonte mbi motivet e një hetimi që është ende në zhvillim.