Bashkia Ura Vajgurore do tw quhet Dimal, vendimi i be zyrtar pikerisht kete te premte. Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit. “Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze”, kane deklaruar autoritetet vendore, ne lidhje me vendimin marre. Shumica e banorëve të qytetit janë dakort me këtë vendim qe morri këshilli bashkiak.